PDK aktivizohet si opozitë, organizon nesër aktivitet në Prishtinë

Partia Demokratike e Kosovës do të aktivizohet edhe në terren në rolin e opozitës.

Me anë të një komunikate për media, është paralajmëruar se kjo parti nesër do të mbajë një aktivitet në Prishtinë.

Siç është bërë e ditur aty, aktiviteti do të mbahet në orën 10:00 para Teatrit Kombëtar.

Ndryshe, VV sot ka mbajtur prova në sheshin e Prishtinës për protesta në ditët në vijim, në qoftë se vendimi i Kushtetueses nuk shkon në favor të tyre./Fokusi.info/