PDK deklarohet pas takimit në ambasadën amerikane

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë pjesë në takimin në ambasadën amerikane, me liderë të institucioneve, partive politike dhe shoqërisë civile, raporton Fokusi.info.

Sipas një njoftimit për media nga kjo parti opozitare thuhet se PDK vlerëson lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit, nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi.

“Qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente. Rrjedhmisht, PDK në vazhdimësi i ka dhënë mbështetjen e nevojshme dhe e ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër’, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Sipas njoftimit për media thuhet se PDK do të jap gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës.