Shqipëri: Shtatë të vdekur dhe 168 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar shtatë raste të vdekjes nga COVID-19 si dhe janë konfirmuar edhe 168 raste të reja me këtë virus.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë gjithsej 2 mijë e 241 testime.

Ndërkaq, 121 persona janë aktualisht të shtruar në spitale.

Ndryshe, numri i të infekuarve në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 207 mijë e 877 raste.