PDK dënon sulmin ndaj drejtorit të Inspektoratit në Pejë

Sot pasmesnatës janë sulmuar tre zyrtarë të Komunës së Pejës përfshirë edhe drejtorin e Inspektoratit, Leotrim Myrtezajn.

Për sulmin ndaj tij ka reaguar edhe dega e PDK-së në Pejë duke tjënë se sulmi ndodhi pasi “sulmuesve u është prishur interesi”.

“PDK e dënon ashpër sulmin ndaj Leotrim Myrtezajt. Mbrëmë nga persona të papërgjegjshëm të cilëve bazuar në ligj, u është prishur interesi është sulmuar Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Pejës Leotrim Myrtezaj”.

“PDK inkurajon z. Myrtezaj dhe drejtorët tjerë të Komunës së Pejës, që të vazhdojnë punën duke respektuar ligjet, kurse fton organet përgjegjëse që të merren me personat e papërgjegjshëm, në këtë rast me sulmuesit”.