Aksident i rëndë në Pejë, fuoristrada e KFOR bëhet copash

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

‘Për momentin kemi informacion vetëm për aksidentin. Nuk kemi informata për gjendjen e të aksidentuarve’, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

Në fotot e publikuara shihen pjesëtarë të KFOR-it të lënduar rëndë. Sipas zëdhënësit të policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:18 minuta.