PDK e AAK: S`votojmë agjë në Kuvend, deri sa të dalin pagat për grevistët

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri kritikoi propozimin e VV-së, për ndryshim të rendit të ditës.

“Besoj se ju do të reflektoni këto ditë dhe do t’i qitni pagat për mësimdhënës dhe ne këto do t’i kthehemi normalitetit”, tha ai.

Kurse deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, kritikoi mos veprimet e qeverisë rreth mësimdhënësve.

“Sot 30 mijë vet po presin pagat, e ne këtu flasim për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha ai. Tahiri bëri me diej se AAK nuk do të votojë asnjë marrëveshje, as për ligje tjera deri sa nuk përfundon saga rreth grevistëve.