LDK-së i vështirësohet puna, një deputet humb mandatin

Deputeti Etem Arifi ka humbur mandatin për shkak se është i dënuar me 1 vit burgim me vendim të plotfuqishëm.

Këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Erzen Vraniqi, e ka bërë publik lajmin duke thënë se Kuvendi tanimë ka 119 deputetë.

Vota e Arifit, që vjen nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, kishte qenë e llogaritur nga LDK-ja që po synon të foromojë qeverinë e re duke ia vështirësuar më shumë punën për sigurimin e votave.

Arifi është dënuar për veprën penale “Mashtrim me subvencione”.

Ai bashkë me një tjetër obligohen që t’i kompensojnë dëmin Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shumën prej 22,990 euro, ndërsa Zyrës së Kryeministrit 2749 euro.