PDK-ja thërret konferencë për medie

Partia Demokratike e Kosovës pritet që pasditen e sotme të mbajë një konferencë me gazetarë.

“Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, sot, në ora 16:00, mbahet Konferencë për media”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme konferencë me gazetarë ka mbajtur edhe kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli.

Ai është deklaruar rreth një video të publikuar dje në media ku përmendej emri i tij rreth një rasti për fajde.

Veseli i ka hedhur poshtë akuzat duke parlajmëruar se do t’i shkojë deri në fund këtij rasti.

Kryetari i Kuvendit ka konfirmuar se do të jep dorëheqje në rast se del vërtetohet se është i përfshirë në këtë skandal.