Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi” në afërsi të Hanit të Elezit.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një furgon.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha për klankosova.tv se ka të lënduar mirëpo ende nuk dihet numri i saktë.

Nga Zyra për Media e Policisë së Kosovës, është konfirmuar pastaj se lëndime ka pësuar shoferi i veturës.

“Sot në ora 15:25, në autostradën “Arbën Xhaferi” në KM 56, drejtimi Hani Elezit-Prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, të përfshira në aksident janë; një automjet dhe një kamion, meqë rast përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i automjetit”, ka thënë Daut Hoxha për Klankosova.tv.

“Deri në këtë fazë ekipet relevante emergjente kane dalë në vendin e aksidentit, i lënduari është përcjell për trajtim mjekësor, ndërsa njësia për kontroll dhe menaxhim të trafikut në autostradë po merret me procedurat tjera në vendin e ngjarjes”.

Apelojmë tek pjesëmarrësit ne trafik, në veçanti tek drejtuesit e automjeteve që gjatë vozitjes së automjeteve të shtojnë vigjilencën e tyre dhe ngasjen e automjetit ta përshtatin me kushtet e rrugës duke respektuar në plotni edhe rregullat që dalin nga ligji trafikut si për kufizimin e shpejtësisë dhe mbajtjen e distancës në mënyrë që të shmangen aksidentet e tilla që shpesh përfundojnë me pasoja tragjike apo humbje të jetëve njerëzore.