PDK-ja zyrtarizon kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të Skenderaj

Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Fehmi Mujota, anëtar i kryesisë së PDK-së, kanë marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së degës së PDK në Skenderaj, të premtën.

Kryesia unanimisht ka vendosur që ta kandidojë Sami Lushtakun për kryetar të Skenderajt, në zgjedhjet për pushtetin lokal që do të mbahen me 10 apo 17 tetor të këtij viti.

Lushtaku ka thenë pas zyrtarizimit të kandidatures së tij, se PDK-ja dhe ai si kandidat për kryetar të PDK-së do të triumfojnë bindshëm dhe do t’ia kthejnë imazhin komunës së Skenderajt.

Ndërkaq, Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i PDK-së, tha se kontributi i Sami Lushtakut në zgjedhjet nacionale ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe se ai gëzon autoritet të madh jo vetëm në Drenicë, por edhe në gjithë Kosovën.