Gashi për Radojçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Avokati Tomë Gashi, në “Edicionin Special” ka folur në lidhje me atë se si mund të bie në duar të Interpolit, Radojçiqi.

Ai është shprehur se nëse bëhet presion nga bashkësia ndërkombëtare, atëherë Radojçiqi mund të arrestohet edhe në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë dhe siç u shpreh ai, pastaj të përfundojë në gjykim.

“Institucionet e Kosovës kanë kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që të lëshohet fletarresti dhe kjo shkon direkt në Interpol dhe Interpoli ka lëshuar faktikisht siç quhet një ‘njoftim i kuq’ dhe kjo vlen për të gjithë botën”.

“Nëse bëhet një presion i madh nga bashkësia ndërkombëtare, atëherë ai mund të arrestohet edhe në Serbi dhe që përmes Interpolit të transferohet në Kosovë, do të thotë tek prokuroria jonë dhe pastaj të përfundojë në gjykim”, u shpreh Gashi.