PDK komenton takimet e Isa Mustafës, i quan përpjekje të kota

Memli Krasniqi nënkryetar i partisë Demokratikë të Kosovës ka komentuar takimet e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa me disa nga liderët e partive politike.

Ai në një përgjigje për Gazetën Blic ka thënë se si PDK nuk janë të fokusuar në atë se çfarë bëjnë partitë e terja.

Sipas Krasniqi takime te Isa Mustafës me Shpend Ahemtin, Fatmir Limaj dhe Albin Kurtin janë përpjekje që Mustafa të vie në krye të qeverisë së ardhshme. “Këto takime janë vetëm një përpjekje e Isa Mustafës për të realizuar skenarin e tij për t’u bërë Kryeministër përsëri.

Dhe të gjithë e kujtojmë se çfarë Kryeministri i dobët ka qenë ai”, ka thënë Krasniqi, shkruan gazeta Blic.

Nënkryetari i kësaj partie ka thënë se subjekti në të cilën ai vepron është i fokusuar në krejt diçka tjetër.

“Përkushtimi ynë është tek ndërtimi i platformës për qeverisjen e ardhshme në vend, Këtë herë, PDK dhe Kadri Veseli janë të vendosur që të krijojnë një qeveri me njerëz të rinj dhe profesionistë, që i sjellin shpresë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Memli Krasniqi.

Ndërsa sekretari i LDK-së Ismet Beqiri ka deklarua se takohen me të gjithë përpos me PDK-në.