Peci: Nëse s’kishte leje improvizimi i djeshëm, lirisht quhet “ri-kapje e shtetit”

Ish-ambasadori i Kosovës në Beograd, Lulzim Peci ka sugjeruar organizatorët e protestës së improvizuar ta bëjnë publike kërkesën për dalje në shesh.

Nëse s’kishin leje, Peci konsideron se është skandal nga ana e institucioneve të republikës, transmeton Indeksonline

“Bash kisha pasur dëshire qe dikush nga Qeveria se simuluesit e “protestës” se djeshme ne sheshin Skënderbeu, a kane kërkuar leje nga Policia e Kosovës.

Protesta ‘provë’ e aktivistëve të Vetëvendosjes

Nëse kane bere kërkesë, është mire qe atë ta bëjnë publike, se bashku me lejen përkatëse. Nëse nuk kane marre leje dhe kjo ka ndodhur duke e vene ne rrezik shëndetin publik dhe shkelje te masave qeveritare, dhe Qeveria e Policia heshtin, atehere kjo është skandal, apo ndoshta edhe kjo eshte simulim i “ri-kapjes” se shtetit”, ka shkruar ai.