Pejë, arrestohet i dyshuari pasi sulmoi me thikë një person

Policia raporton se dje në Pejë, ka arrestuar një të dyshuar pasi ka goditur me thikë një person, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe gjendja e tij është kritike”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.