Publikohen dosje të reja të krimeve serbe në Kosovë

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka shpalosur dokumente të reja, në të cilat shihen emrat e shqiptarëve të persekutuar pa gjyq nga Jugosllavia në vitin 1918.

Aty vërehen emrat e Xhafer Deves, Rexhep Mitrovicës, Bislim Bajgorës e shumë familje tjera atdhetare.

“Kjo dosje është në gjuhën e fshehtë të ish-Jugosllavisë dhe tani Serbia quhet “Libri i armiqve të shtetit duhet të likuidohet pa gjyq dhe pa procedime”, ka shkruajtur Zyberaj./ Gazeta Sinjali/