Pendarovski takohet me Kurtin: Presim thellimin e raporteve me Kosovën (video)

Presidenti i vendit Pendarovski, në konferencën e 65-të sigurisë që po mbahet në Munih, ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin ku kanë folur për forcimin e bashkëpunimit me interes të përbashkët për të dyja vendet. Gjatë këtij takimi, Pendarovski tha se vendi pret që të përforcoj bashkëpunimin bilateral me qeverinë e re të Kosovës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Në këtë mënyrë, ka theksuar ai, do të thellohen raportet e mira fqinjësore të cilat kontribuojnë për përparim, stabilitet dhe siguri në rajon.

Stevo Pendarovski

“Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët, thellimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që kontribuojnë në përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Kosova është partneri ynë i rëndësishëm tregtar, me tregti të lirë që kontribuon në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve”.

Ndërkaq, Pendarovski ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët “Dialogjet ballkanike”, ku ka thënë se, anëtarësimi në NATO si qëllim politik strategjik për Maqedoninë e Veriut, pozitivisht do të ndikojë në stabilitetin dhe prosperitetin  e tërë rajonit, ndërsa Pendarovski ka shprehur kënaqësi nga dinamika e shpejtësisë së ratifikimit të protokollit për inkuadrim të gjitha shteteve-anëtare.

Në atë drejtim, Pendarovski ka thënë se procedura e ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e vendit në Aleancë pritet të mbarojë në fillim të zgjedhjeve në vend. Duke u përqendruar në aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, presidenti Pendarovski ka vlerësuar se qëllimi i BE-së të luajë rol më të madh gjeopolitik në rajon, është plotësisht e pranueshme për ne. Duke e përshëndetur publikimin e metodologjisë së re për zhvillimin e negociatave aderuese ka shprehur pritjet se me miratimin e të njëjtës do të krijohen kushte për caktimin e datës për fillim të negociatave aderuese në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian në mars 2020. Ai mes tjerash ka folur edhe për bashkëpunimin ekonomik të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe e ka theksuar nevojën e iniciativave rajonale duke shtuar se në asnjë rast nuk paraqet alternativë për BE-në, por se iniciativa të këtilla duhet të zhvillohen paralelisht me integrimin në BE.