Pentagoni mohon se forcat e SHBA-ve po tërhiqen nga Iraku

Media të shumta po raportojnë se SHBA po planifikon të tërheq forcat e saj nga Iraku.

Ata bile kanë publikuar një letër, ku shkruhej se trupat e SHBA-ve do të tërhiqen. Këtë e ka mohuar Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Mark Milley.

“Letra ishte draft, ishte një gabim, ishte e pa nënshkruar. Nuk është dashur të publikohet. Fjalë të dobëta nënkupton tërheqje, kjo nuk është ajo që po ndodh.”, tha ai.

Parlamenti i Irakut miratoi një rezolutë të Dielën duke i bërë thirrje qeverisë të dëbonte trupat amerikane nga Iraku, pasi ShBA. vrau gjeneralin iranian Qassim Soleimani dhe një drejtues të një policisë të Irakut në një sulm me avionë pranë aeroportit të Bagdadit.