Pepe tregon arsyet e transferimit te Arsenal

Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe ka thënë se ambiciet e klubit ka qenë arsyeja kryesore.

Pepe kishte shumë oferta nga klube tjera evropiane, por vendosi të luajë për Arsenalin.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka thënë se dëshiron që “Topçinjtë” të rikthehen në Ligën e Kampionëve.

“Vendosa të transferohesha këtu, pasi është një klub me ambicie të mëdha. Kanë ëndrrën për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve dhe jam një lojtar ambicioz, andaj zgjidhja ishte logjike.

Besoj që Premier Liga është më e mira në botë. Qëllimi është fitimi i Evropa Ligës, por qëllimi kryesor qëndron të bëhemi më të mirë. Besoj që do të bëhemi”, deklaroi ai.