Për herë të parë, burrë e grua e fitojnë Ligën e Kampionëve

Jordyn Huitema dhe Alphonso Davies janë çifti i parë në histori që të dy e fitojnë Ligën e Kampionëve.

Huitema sot u shpall kampion i Evropës me skuadrën e grave të Lyonit derisa Davies javën e kaluar fitoi këtë trofe me Bayernin.

Dy medalje të arta të Ligës së Kampionëve do të jenë me një familje dhe ky është rast i veçantë.

Skuadra e grave të Lyonit e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të shtatë derisa te burrat Bayerni e fitoi për herë të gjashtë. /IndeksOnline/