Për një ditë, 320 pacientë kërkojnë ndihmë në spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës  dje kanë kërkuar ndihmë mjekësore 320 pacientë. 

“320 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dje më 26 gusht 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërsa, po ashtu gjatë ditës së djeshme në këtë spital janë kryer tre operacione.
“Analiza kanë kryer 330 pacientë që në total kanë kryer 3,851 analiza. 3 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme. Kanë qenë 3 lindje, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, ndërsa sa i përket gjinisë 2 foshnje janë të gjinisë femërore dhe 1 i gjinisë mashkullore”, ka njoftuar Spitali i Pejës.