Për shkak të festës, trafiku urban operon me orar të zgjatur

Trafiku urban njofton qytetarët se për shkak të festës dhe programit “Prite N’shesh” që organizohet nga Komuna e Prishtinës, autobusët e Trafikut Urban të linjave që përshkojnë qendrën, do të operojnë me orar të zgjatur.

Në mbrëmjen e datës 31 dhjetor, autobusët e linjave 1, 3, 4 dhe 7C, pas përfundimit të orarit të rregullt do të vazhdojnë deri në mëngjesin e datës 1 janar – deri në ora 03:00.

“Të gjitha i gjeni në tabelën më poshtë dhe në dispozicion janë koordinatorët e qarkullimit të cilët ofrojnë informata të drejtpërdrejta në çdo kohë përmes telefonave: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28”, thuhet në njoftim./Fokusi.info/