Për shkak të kanosjes me mjete shpërthyese, mbyllet përkohësisht aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se për shkak të kanosjes me mjete shpërthyese, është mbyllyr përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Përmes një komunikate për medie, PK njofton se në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton Fokusi.info.

“Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim./Fokusi.info/