Deputeti Arbër Rexhaj: Nuk kam kandiduar për të qenë pjesë e Kryesisë së Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje, të diëlën, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm i ka zgjedhur strukturat e reja.

Në krye të kësaj partie do të vazhdoj të jetë Albin Kurti, ndërkaq Glauk Konjufca nënkryetari i parë, e Mrika Limani Myrtaj, do të jetë nënkryetare e dytë.

Postin e sekretarit do ta mbajnë Alim Rama.

Por jashtë kryesisë së re të Vetëvendosjes kanë mbetur disa nga anëtarët që ishin pjesë e Vetëvendosjes që nga dita e parë.

Pjesë e kryesisë se re nuk do të jetë, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, Liburn Aliu, deputetët, Arber Rexhaj, Sali Zyba, e deputeti Hydajet Hyseni.

Front Online ka kontakuar me personat e lartëcekur të cilët janë lënë jashtë kryesisë.

Deputeti Arbër Rexhaj tha se nuk ka kanididuar për të qenë pjesë e kryesisë së re.

“Nuk kam kandiduar me vullnet dhe dëshirën time”, tha deputeti Rexhaj.

Sali Zyba tregon se pse nuk është pjesë e kryesisë së re të Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, nuk është pjesë e kryesisë së re të kësaj partie.

Ai për FrontOnline, tha se ka vendosur që të mos kandidoj për të qenë pjesë e kryesisë së re, duke theksuar se në Lëvizjen Vetëvendosje ka dhënë kontribute tjera.

“Unë në mandatin paraprak nuk kam qenë pjesë e kryesisë, pjesë e kryesisë kam qenë në mandatin e parë, por kontributi i jem në zgjedhje dhe në vazhdim do të jetë jo veç i pamohueshëm, por edhe me obligimet që janë jo vetëm statusore por edhe kombëtare. Konsideroj se kontributi jonë është me vlera të shumanshme dhe nuk iu kam futë garës dhe nuk e kam pas ketë qëllim dhe angazhim”, tha ai për Front Online.