Përfshihen nga flakët disa banesa tek “Shkolla e Kuqe” në Tiranë, banorët dalin të alarmuar në rrugë (VIDEO)

Përfshihen në flake disa banesa në shkolla e Kuqe në Tiranë.

Nga zjarri në tiranë, nga flakët janë përfshirë disa banesa private. Në vendngjarje kanë arritur zjarrfikësit duke punuar për fikjen e zjarrit në banesat.

 Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.02.2021, rreth orës 11:05, në rrugën “Muharrem Gura”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P, ku ka vetëm dëme materiale, pasi nga sherbimet e Policisë u bë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.