Zhduket një djalë në Viti

Një djalë është zhdukur në Komunën e Vitisë.

Nga raporti i policisë bëhet e ditur se rastin e ka paraqitur në Polici të shtunën motra e tij.

Ajo ka njoftuar se ai është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.