Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, se rreth orës 05:40 është raportuar për një  objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Borovci ka bërë të ditur se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.​

Pamje nga Lipjani News: