Kompania ‘Besa Security’ njofton se a u dogjën paratë që ndodheshin në veturën që u përfshi nga zjarri

Një automjet u përfshi nga zjarri gjatë ditës së sotme në autostradën Ibrahim Rugova.

Ky automjet ishte nga ‘Besa Security’, kompani kjo e cila merret me transportin e parave të gatshme.

Nga kompania në fjalë tani kanë njoftuar se për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë person të lënduar dhe as nuk ka pasur ndonjë dëmtim të parave të gatshme që gjendeshin në të.

Tutje u theksua se vetura u dogj si pasojë e një defekti që kishte në motor.

“Përveç dëmeve kolaterale të veturës, ekipi i Transportit të Parave të Gatshme janë të gjithë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme”, u tha në njoftimin për media.