Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Kamenicë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Ropotovë të Kamenicës.

Sipas policisë shkaqet deri më tani nuk janë bërë të ditura.

“Për shkaqe deri më tani të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka fikur zjarrin. Si pasojë e zjarrit është djegur një dhomë e shtëpisë si dhe një pjesë e kulmit”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar.