Përfundojnë kërkimet në Turqi/ Shkon në 41 numri i viktimave nga tërmeti

Tre ditë pas tragjedisë së tërmetit 6.8 ballë në provincën Elazig, Turqia ka ndalur kërkimet.

41 humbën jetën nga tërmeti i 24 janarit, ndërsa u shpëtuan 45 persona. 1 600 persona u lënduan ndërsa 86 të tjerë u shtruan në spital për arsye të tjera. Ministri i Mbrojtjes bëri me dije se 1000 familje ngelën pa strehë por po strehohen në tenda, salla sporti ose xhami. Brenda dy javësh qeveria turke i ka premtuar se do të futen në banesa.

Gjatë tre ditëve operacione kërkim- shpëtimi u përfshinë 4 mijë forca shpëtimi si dhe 22 qen të stërvitur për raste kërkimesh./lapsi.al