Përfundon numërimi i votave nga diaspora në tavolinën e 7-të, ky është rezultati

Ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nëpërmjet postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

Indeksonline është duke qëndruar në QNR, derisa po e përcjellë edhe këtë proces.

Nga votat që janë numëruar në tavolinën numër 7, rezultati është si vijon:

Vetëvendosje 75 vota

PDK-ja 20 vota

AAK – PSD 22 vota

LDK-ja 22 vota dhe

NISMA 16 vota

Ndryshe, numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve do të bëhet në 23 tavolina numërimi.