Përfundon pjesa e parë: Norwich City është duke fituar ndaj Manchester City (Video)

Tifozët e Norwich CIty padyshim se kanë arsye për të festuar, shkruan fokusi.info.

Ekipi i tyre po triumfon 2 – 1 ndaj kampionit të Anglisë duke u treguar rival shumë më i fortë.

Golin e parë e realizoi Kenny McLean me një goditje të bukur me kokë në minutën e 18-të.

https://streamable.com/yk42g

Ndërsa, goli i dytë erdhi pas një aksioni model të Norwich, ku Pukki asistoi për Tedd Cantwell që nuk e pati të vështirë të shënoi në minutën e 28-të për 2 – 0.

https://streamable.com/akq8x

Por, në fund të pjesës së parë (45′), Sergio Aguero e ngushtoi epërsinë në 2 – 1.

https://twitter.com/i/status/1172923629312589825