Përfundon takimi Hoti-Vuçiq, i dërguari i BE: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh! Ramë dakord për disa elementë

Takimi virtual mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç i ndërmjetësuar nga BE ka përfunduar. Pjesmarrës në këtë takim online ishin edhe përfaqësuesit e lartë europianë, Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale në lidhje me Ballkanin perëndimor Lajçak, është shprehur pas pas takimit se marrëveshja mes dy vendeve u normalizua sërish pas 20 muajsh.

Në një deklaratë për mediat, Lajçak tha se në këtë takim të sotëm u ra dakord për elementët bazë të procesit të dialogut (nuk përmenden konkretisht).

“Sapo përfunduam takimin virtual me presidentin Vuçic dhe kryeministrin Hoti. Jam shumë i gëzuar të them se pas samitit të Parisit dhe takimit të sotëm, dialogu i lehëtsuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pas 20 muajsh. Pas takimit të sotëm ne ramë dakord për elementët kryesorë, bazë të procesit, dhe gjithashtu ramë dakord për axhendën e takimit të ardhshëm më 16 korrik. Dua të falenderoj të gjithë partnerët për përfshirjen e tyre konstruktive sot”.