Përgatitjet për koalicion, takim i fshehtë mes Lutfi Hazirit e Dardan Molliqajt

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është parë sot në një kafiteri në kryeqytet me sekretarin e PSD-së, Dardan Molliqajn.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj drejtuesit e subjekteve parlamentare kanë shpeshtuar takimet për të arritur koalicionet parazgjedhore ose paszgjedhore, raporton zeri.info.

Përndryshe, drejtuesit e LDK-së vazhdimisht kanë bashkëpunuar me Lëvizjen ‘Vetëvendosje’, përderisa PSD-në e Shpend Ahmetit e kanë quajtur ‘patericë të Haradinaj’.