Përhapja e koronavirusit – Këto shtete shpallën gjendje të jashtëzakonshme

Shtatë shtete muajve të fundit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri, COVID-19.

Në këto shtete pritet që i tërë vendi të jetë në karantinë për dy javë.

Edhe në Kosovë pritet që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, pas propozimit të presidentit Hashim Thaçi. Por me këtë vendim nuk po pajtohet kryeministri, Albin Kurti. Për këtë mbetet të vendosin deputetët e Kuvendit gjatë ditëve në vijim.

Këto janë shtetet që kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme:

Italia,

SHBA,

Serbia,

Australia,

Spanja

Zvicra,

Franca.

Përhapja e koronavirusit vdekjeprurës, i cili filloi në Kinë në fund të vitit të kaluar, është shpallur një emergjencë globale e shëndetit publik nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ndryshe, nga koronavirusi në tërë globin janë infektuar mbi 190 mijë persona, ndrësa kanë vdekur mbi 7 mijë e 900 persona.

Në Kosovë, sipas Institutit të Shëndetit Publik numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 19./GazetaSinjali/