Përleshen fizikisht disa familjarë në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është regjistruar ditën e djeshme në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 16:00 është regjistruar një rast i dhunës në familje.

Sipas njoftimit, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa familjarëve meshkuj dhe femra.

Mësohet se deri te kjo përleshje ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve.

Policia ka njoftuar se dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq janë arrestuar dy meshkuj dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.