Kryeministri malazez do të vizitojë Kosovën

0
23

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të vizitojë Kosovën më 6 shkurt.

Drejtoresha e Zyrës për informim në Kryeministri, Donjeta Gashi ka thënë për “Indeksonline” se vizita tashmë është e konfirmuar dhe po bëhen përgatitjet për këtë takim.

“Po, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do ta vizitojë Kosovën në javën e parë të muajit shkurt, saktësisht më 6 shkurt. Ai do të takohet me kryeministrin, presidentin, kryeparlamentarin”, ka thënë ajo, shkruan indeksonline.

Ndryshe, vizita e kryeministrit malazez bëhet me ftesë të kryeministrit Haradinaj, ndërkohë që pritet t’i hapë rrugë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.