Përleshja në mes të Ariut dhe Tigrit, kush do ta fitojë duelin (Video)

Pohimet kur themi se kjo kafshë është me e fuqishme se tjetra në botën e egër të kafshëve dalin të jenë vetëm supozime nga hamendja jonë.

Një gjë e tillë mund të dëshmohet përmes kësaj video, ku në një xhirim amator është kapur një përleshje në mes të një ariu dhe një tigri.

Fillimisht tigri me një vetëbesim më të madh sulmon ariun, që duket të ketë qenë një ari nënë me këlyshin e saj. Përleshja në shumicën e kohës është në favor të tigrit,  pasi siç shihet ariu nënë dëshiron të shmangë tigrin nga i vogli i saj që të mos lëndohet, transmeton InforCulture.info.

Kur ariu i vogël nuk është më afër vendit të përleshjes, lufta kalon në anën e ariut femër, e cila e detyron tigrin të largohet.

Për më shumë, shikoni videon: