Përleshje ndërmjet tifozëve të Prishtinës e Llapit, ka të lenduar nga therrjet me thikë

Pas ndeshjes derbi mes Prishtinës dhe Llapit, si duket ka pasur përleshje mes dy tifozerive.

Fillimisht, faqja zyrtare e tifozëve nga Podujeva ka konfirmuar se janë therur me thikë gjashtë tifozë llapian, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësen e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin ka konfirmuar se dy persona janë dërguar në QKUK, shkruan Gazetablic.

“Rreth orës 19:30, nga QKUK-ja, jemi njoftuar për dy persona të lënduar, njëri prej tyre dyshohet të jetë i therur me thikë. Disa persona po marrin trajtim mjekësor derisa njësitet policore janë duke punuar në zbardhjen e rastit që ka ndodhur në afërsi të sheshit ‘Nënë Tereza’, ku dyshohet se ka psur përleshje mes tifozerive pas një ndeshjej futbollistike”, përfundoi Ahmeti.