Përleshje në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit! Raportohet për bombardime dhe viktima në kufi

Përleshje të ashpra janë raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat e huaja raportojnë se në kufi ka pasur bombardime, e për pasojë disa të vdekur.

Luftimet shënojnë përplasjen e fundit mes dy armiqve të mëdhenj, pas shpërthimit të një luftë në vitin 2020 mbi rajonin e kontestuar Nagorno-Karabakh.

Ministria e mbrojtjes e Armenisë tha se Azerbajxhani filloi “granatimet intensive” kundër pozicioneve ushtarake armene në drejtim të qyteteve Goris, Sok dhe Jermuk në orën 00:05 të mëngjesit (20:05 GMT) të martën. Trupat e Azerbajxhanit përdorën dronë, si dhe “artileri dhe armë zjarri të kalibrit të madh”, tha ai.“Forcat e armatosura të Armenisë kanë nisur një përgjigje proporcionale”, shtoi ai.Por ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit akuzoi Armeninë për “akte luftarake në shkallë të gjerë” pranë rretheve të Dashkesan, Kelbajar dhe Lachin në kufi.