Përleshje pas aksidentit në Lluzhan, arrestohen tre persona

Një aksident trafiku ndodhi pak më parë në magjistralën Prishtinë-Podujeve më saktësisht në fshatin Lluzhan, ku si pasojë mbetën dy persona.

Indeksonline mëson se pas aksidentit ka ndodhur një përleshje mes ngasësve të dy veturave si dhe për kete arsye janë arrestuar tre persona nga Policia e Kosovës.

Sipas burimeve të Indeksonline mësohet se të arrestuarit janë vëllezër me inicialet F.B dhe M.B si dhe një qytetar nga Vushtrria.

Të arrestuarit momentalisht janë ne mbajtje deri në vendim tjetër të organeve të drejtësisë.