Përleshje pas një ahengu familjar, përdoren edhe armët

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Klinë, pasi që ata pas një ahengu familjar kanë pasur një mosmarrëveshje, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë gazi në ajër.

Nuk raportohet për të lënduar.

Nga njëri person i dyshuar është konfiskuar një revole me gaz, ndërsa nga i dyshuari tjetër një revole e tipit Zigan me 13 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt.