Përmbyset makina në Ksamil, aksidentohet edhe një maune në Elbasan (video)

Dy aksidente janë regjistruar në Ksamil dhe në Elbasan pasditen e sotme.

Nga aksidenti në Ksamil si pasojë e shpejtësisë makina doli nga rruga dhe u përmbys, ndërsa shoferi dhe pasagjeri janë plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që në Elbasan është përfshirë në aksident një maune, por pa pasoja. Report Tv sjell pamjet e dy aksidenteve, fatmirësisht pa pasoja të rënda.