Përmbyten tre shkolla në Tiranë, ministrja: Nuk do të ketë mësim

Tre shkolla janë përmbytur në Tiranë si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa mësimi është pezulluar. Lajmin e bën të ditur ministrja e Arsimit Besa Shahini.

“Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë.

Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim. Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër” shkruan Shahini.