Eksperti amerikan: Qeveria e Sindikata të dialogojnë, të rritet cilësia në arsim

Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK), ka organizuar të premten tryezën “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”, në bashkëpunim me Qendrën Amerikane të Solidaritetit.

Steven Mcloud, drejtori në Qendrën Amerikane të Solidaritetit, tha se edukimi është një prej shtyllave kryesore të një vendi. Tutje ai ka shtuar se puna në shkolla është mjaftë stresuese dhe se në këtë ka ndikuar pandemia e lufta në Ukrainë.

Ai ka bërë thirrje për dialog social ndërmjet Qeverisë e Sindikatës në mënyrë që të ketë kushte më të mira për mësimdhënësit që kjo të përkthehet në cilësi më të mirë arsim.

“Ne kemi një cilësi të lartë, të gjithë përfitojmë prej saj, dhe kur investohet në shkolla i ndihmojnë të rinjve në qasjen kritike në të ardhmen e tyre. Një fëmijë 8 vjeçar nuk mund t’i njoh termet mirëpo mund t’a sheh stresin tek prindërit apo edhe mësimdhënësit e tij”, tha tutje ai.

“Ne nuk do të ndalemi vetëm me shëndetin mendor mirëpo nëse në të ardhëm duam të bashkëpunojmë për edhe gjëra tjera që mund t’i bëjmë së bashku”.

Rrahman Jashari, kryetar SBAShK-ut, u shpreh i lumtur që falë bashkëpunimit të vazhdueshëm po arrihen ndryshime në cilësinë e arsimit.

Afrim Berisha zv.mininstër i Shëndetësisë, tha se Ministria ka hartuar një udhëzues i cili lidhet me profesionistet e arsimit, që është rrugës për aprovim.

Sipas tij, këto plane do krijojnë zgjidhjet në drejtimet e shëndetit mendor duke uruar për përmirësimin në cilësinë e arsimit.

Donika Kastrati, këshilltare e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se njëjtë sikurse ministrja e din rëndësinë dhe sfidat e dy palëve nxënës mësimdhënës, në shëndetin mendor.

Ajo u shpreh e sigurt se do të ketë propozime për shëndetin mendor.

Leonora Shala, koordinatore e programeve për Arsim në Ministrinë e Arsimti, tha se është hartuar një qasje e re në lidhje me këtë çështje. Sipas saj, duhet të ngriten kapacitet për mësimdhënësit, raporton EO.

“Atë që kemi arritur është strategjia e shëndetit mendor dhe emocional, por edhe aktivitet tjera duke i ftuar të gjithë akterët. Çka kemi arritur është se obligimi kryesor është hartimi i qasjes politike dhe fusha e edukatës fizike duke e adresuar shëndetin mendor e fizik, promovimin e stilit aktiv dhe edukimin për mjedisin e qëndrimit të vazhdueshëm”, deklaroi ajo.