Përparim Rama jep alarmin: Pas mesnatës, çdo e dyta veturë në kryeqytet është e armatosur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë takimit me Avokatin e Popullit Naim Qelaj, ka folur për incidentet e fundit në kryeqytet.

Rama deklaroi se pasmesnatës çdo e dyta ose e treta veturë që lëviz në Prishtinë, posedon ndonjë llojë të armëve.

Këto informata ai thotë se i ka marrë nga drejtori i Policisë, më të cilin kërkuar koordinim.

“Kam informata, të cilat i mora prej drejtorit të Policisë, ku pas orës 12 të natës, çdo e dyta ose e treta veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur, domethënë ka ose armë zjarri ose thikë. Është alarmante, pse këta njerëz mbajnë armë, për çka, çka donë me bo ata, me çka po merren”, u shpreh i pari i Prishtinës.

Tutje përmendi edhe rastin e një përsoni i cili thotë se dhjetëra padi dhe prap lëviz lirshëm me armë.

“Kemi raste sikur kjo që ka ndodhë, ku një person që ka përmbi 50 padi, sillet i lirë edhe me armë, dhe ka qasje të lirë kudo që do, përkundër faktit që ai para 4 muajsh kishte bërë një problem tjetër po të njëjtin vend”, u shpreh Rama.