Përpjekje për grusht shteti në Mali, ushtarët arrestojnë presidentin dhe kryeministrin

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita dhe Kryeministri Boubou Cisse janë arrestuar në kryeqytet gjatë një përpjekje të dukshme për grusht shteti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zhvillimi të martën erdhi disa orë pasi ushtarët morën armët dhe organizuan një rebelim në një bazë kryesore në Kati, një qytet afër Bamako.

Kjo pasoi një krizë politike disa javore që ka parë protestuesit e opozitës duke dalë në rrugë për të kërkuar largimin e Keita, duke e akuzuar atë se lejonte që ekonomia e vendit të rrëzohej dhe keqtrajtohej një situatë e përkeqësuar e sigurisë.

Konflikti disavjeçar i Malit, në të cilin grupet e armatosura të motivuara ideologjikisht kanë shkaktuar tensione etnike ndërsa bëjnë xhiro për pushtet, është përcjellë edhe në vendet fqinje të Nigerit dhe Burkina Faso, duke destabilizuar rajonin më të gjerë dhe duke krijuar një krizë masive humanitare.

Më parë të martën, protestuesit e opozitës u mblodhën në një shesh në Bamako në një shfaqje të mbështetjes për ushtarët ndërsa fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare u kërkuan trupave të ktheheshin në kazermë dhe ambasadat e huaja këshilluan qytetarët e tyre të qëndrojnë brenda objekteve.