Po tentonin të hynin ilegalisht në Shqipëri, arrestohen 20 irakenë

Rreth 20 irakenë janë kapur në hyrje të territorit shqiptar, në kufirin me Greqinë. Burime nga Drejtoria Vendore e Kufirit konfirmojnë se emigrantët klandestinë kishin për qëllim kalimin tranzit në Shqipëri e mandej drejt perëndimit.

Klandestinet irakenë janë trajtuar me ushqim dhe veshmbathje për shkak të specifikes që mbartin pasi 12 prej tyre janë femijë. Ata janë zbuluar nga patrullimi i përbashkët i policisë kufitare shqiptare dhe ajo e FRONTEX në kufirin e gjelbër. Burime bëjnë me dije se kjo është hera e parë që një kontigjent i tillë klandestinësh irakenë mbërrinë në Shqipëri.