Përplasen dy automjete, dy të lënduar

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Vlorë.

Aksidenti është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e plazhit të vjetër në qytetin bregdetar.

Një automjet i tipit “Benz” dyshohet se është përplasur me një automjet tjetër tip “Dawood”.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë, një vajzë dhe një djalë, të cilët kanë marrë plagë në pjesën e kokës dhe fytyrës.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalin rajonal të Vlorës për ndihmë të specializuar mjekësorë jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet nga Policia për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.