Përplasen dy makina pranë TEG, vdes kalimtarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të TEG.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete dhe si pasojë është aksidentuar këmbësorja 67 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Ende nuk dihet identiteti i të moshuarës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe po dokumenton rrethanat e mundshme të aksidentit.

Balkan Web