Përplasen dy vetura në Mitrovicë, ka të lënduar

Pak më parë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në Shupkovc të Mitrovicës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas informacioneve të para të Zahitit, në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë marrë lëndime trupore.